Juventusi interesohet për Ismajlin
Paraqitjet fantastike të mbrojtësit Ardian Ismajli këtë sezon në Serie A të Italisë, kanë bërë që skuadra e Juventusit të futet në garë për shërbimet e tij.
Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Juventusi po monitoron situatën e Ismajlit tek Empoli dhe po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Mësohet se skautët e Juventusit kanë monitoruar nga afër Ismajlin, duke e përcjell në ndeshjen Lazio – Empoli, si dhe do të jenë të pranishëm sonte në Pragë për ta shikuar në ndeshjen Çeki – Shqipëri.
Ismajli është njëri prej lojtarëve kryesor tek Empoli dhe mund të luaj në dy pozita, atë të qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut të djathtë, gjë që po i konvenon shumë Juventusit.