(VIDEO) Sela: Heqja e balancuesit preku kushtetueshmërinë e vendit

(VIDEO) Sela: Heqja e balancuesit preku kushtetueshmërinë e vendit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reagur sot në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku me ç’rast u bë edhe shfuqizimi i ligjit të balancuesit. Sela  u shpreh se kjo gjykatë është kthyer në një precedent të rrezikshëm për shkak se me vendimet që po sjell po margjinalizon etnite ne shtet. I pari i ASH-së, i  bëri thirrje faktorit ndërkombëtar, që siç tha, të ndërhyjë në këto tendencë dhe veprime të ndikuara politikisht e  që sipas Selës, mund të jenë më pasoja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

ZIADIN SELA, KRYETAR I AELANCËS PËR SHQIPTARËT  

“Balanceri që po përmendet për heqjen e gjoja balancerit është pasojë e heqjes së përkatësisë etnike nga përdorimi këtu në Maqedoninë e Veriut. Pasojat e heqjes së përkatësisë etnike nuk janë vetëm balanceri është pasojë ndër më të voglat. Pasojat më të mëdhaja se këta janë ajo që quhet suspendimi i Marrëveshjes së Ohrit. Pasojë më e madhe se kjo është suspendimi i kushtetushmërisë së Maqedonisë së Veriut dhe tendenca e krijimit të një anarkie në këtë situatë të trazuar të cilën po e përjeton njerëzimi”.

Edhe përkundër se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, e braktisi Frontin Europin, megjithatë Sela  tha se Fronti Europian ështe stabil dhe se nuk pret që asnjë deputet tjetër të braktis Frontin, e as më pak ndonjë deputet nga rradhët e ASH-së.

ZIADIN SELA, KRYETAR I AELANCËS PËR SHQIPTARËT 

“Në këtë drejtim un mendoj që nuk e besojë se do të ketë lëvizje brenda Frontit . Ne jemi unik edhe në qendrime edhe në betejën politike që jemi duke e bërë, aq më tepër që tema për të cilën e mbajta  konfrencën, të cilën un e kam paralajmëruar edhe në 100 ditëshin të qeverisë, nuk i shërbën për asgjë asnjë faktori politik, shqiptarë mbi të gjitha kur krijohet përçarje, neve na duhet unifikim dhe unitet”.

Sela ju bëri thirrje përsëri edhe partive shqiptare në qeveri së siç tha , të bëhen bashkë dhe ti thuajnë JO kësaj qeverie siç tha, anti shqiptare, por sipas tij, të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe vendi të ec për atje ku e ka vendit. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING