Faton Ahmeti për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Koalicioni VREDI është në gjumë – reagimi do të jetë shumë i fortë!

Faton Ahmeti për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Koalicioni VREDI është në gjumë – reagimi do të jetë shumë i fortë!

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku janë mbivotuar anëtarët shqiptarë që gjenden aty dhe është shfuqizuar balancuesi.

Reagimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti:

“Turpi ka emër!
Me shfuqizimin e “Balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi.
Koalicioni VREDI e vazhdoi gjumin edhe ditën e sotme, duke mos guxuar as të bëjnë një reagim të vetëm, ashtu siç nuk kanë guxuar tashmë 100 ditë qeverisje.
Shqiptarët nuk nënshtrohen, reagimi do të jetë shumë më i fortë se sa e keni menduar” – ka shkruar Faton Ahmeti.

MARKETING