Mexhiti- BDI-së: Njerëzit tuaj votuan kundër balancuesit, ju po qani! Do ta zgjidhim belanë tuaj, do ketë ligj!
Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka reaguar pas pres konferencës së BDI-së para Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se “shqiptarët nuk janë mjet, por se janë ligj, janë Kushtetutë”.
“Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!
Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN!
Ligj, jo vegël! Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët. E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa ju qani. Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin”, ka shkruar Mexhiti.