Enis Bardhi: Ndaj Letonisë, të japim më të mirën nga vetja

Enis Bardhi: Ndaj Letonisë, të japim më të mirën nga vetja

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, të enjten, më 10 tetor, do të nis ciklin e muajit tetor të përballjeve në grupe në Ligën e Kombeve, kur takohet me Letoninë dhe Armeninë. Futbollistët e Maqedonisë zhvilluan edhe stërvitjen e vetme në Letoni dhe shijuan terrenin e stadiumit “Skonto”, aty ku të enjten, Maqedonia do të nis ndeshjen si favorit ndaj Letonisë.

Kapiteni i Maqedonisë , Enis Bardhi beson se me angazhim maksimal të të gjithëvë do të mund të shënojmë fitoren e dytë në këtë cikël të garave në Ligën e Kombeve.

“Si gjithmonë përgjegjësia është e të gjithëve. Unë do të jap më të mirën time, kështu që Zoti dhëntë të jetë si pesë vjet më parë. Gripi ka kaluar, ndihem mirë dhe jam plotësisht i përgatitur për performancën. Kur luan nën presion për të provuar, gjithmonë nxjerr cilësinë maksimale. Ne duhet të ndiejmë gjithmonë presionin dhe duhet të gjejmë një mënyrë për të dhënë më të mirën tonë”, ka thënë Enis Bardhi.

Edhe pjesa statistikore është në anën e Maqedonisë, e cila në tre takimet e deritanishme, në eliminatoret e ndryshme ka shënuar po aq fitore. Ajo e fundit, e zhvilluar poashtu në Riga, u mbyll me 0-2 me golat e realizuar nga Pandevi dhe Bardhi. Përballja në mes Letonisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten, në orën 18.00.

MARKETING