Shfuqizimi balancuesit nga Gjykata Kushtetuese! Arbër Ademi: U kthyem para vitit 2001

Shfuqizimi balancuesit nga Gjykata Kushtetuese! Arbër Ademi: U kthyem para vitit 2001

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar skandaloz, puro politik dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ademi ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vend se të jetë gardian kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, sjellin vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën, me Marrëveshjen e Ohrit, me parimin e MO-së – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë.
Ademi shtoi se ky vendim, e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit dhe na ktheu para vitit 2001.
“Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat për përfaqësim gjatë punësimit. Pra, nga dita e sotme askush nuk do t’u kërkojë qytetarëve deklaratë për përkatësinë etnike. Pra nuk është vendim që ka të bëjë me shfuqizim e ‘balancuesit’, është shumë më shumë se aq”, ka deklaruar Arbër Ademi.

MARKETING