“Izraeli përgatitet për sul’m ndaj Iranit, pret mbështetjen e SHBA-së”

“Izraeli përgatitet për sul’m ndaj Iranit, pret mbështetjen e SHBA-së”

Ushtria izraelite po përgatitet për një përgjigje ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit pasi Teherani kreu një sulm masiv me raketa në fillim të kësaj jave në përgjigje ndaj vrasjeve të udhëheqësve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit, transmeton Anadolu.

Korporata e Transmetimeve Publike e Izraelit raportoi se ushtria izraelite po përgatit një “hakmarrje të madhe dhe të ashpër” kundër Iranit. Kjo vjen pas sulmit të së martës me raketa balistike nga Irani ndaj instalimeve ushtarake dhe qeveritare izraelite në përgjigje të vrasjeve të figurave të larta të Hezbollahut dhe grupeve të rezistencës së Hamasit.

“Ushtria po planifikon një përgjigje të rëndësishme ndaj sulmit raketor të Iranit, i cili megjithëse nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme, nuk mund të mbetet pa përgjigje. Ushtria po përgatitet për një sulm të ashpër”, tha media izraelite.

Raporti tregoi gjithashtu se Izraeli pret mbështetje nga vendet e tjera në koalicionin kundër Iranit, si dhe koordinim të vazhdueshëm ndërkombëtar. Po ashtu tha se aleatët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, e shohin Iranin si një kërcënim të përbashkët.

Në përputhje me këtë, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Michael Kurilla, pritet të vizitojë Izraelin këtë javë për të diskutuar mbi strategjitë e përbashkëta.

Në një raport tjetër, gazeta Haaretz tha se Izraeli po planifikon një fushatë të gjerë ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që po përgatitet për sulme të mëtejshme raketore nga Teherani në përgjigje të hakmarrjes së pritshme izraelite.

Sipas gazetës, përveç përgatitjes për aksion kundër Iranit, ushtria po shton sulmin e saj ushtarak në Gaza.

Një burim i paidentifikuar ushtarak izraelit, i cituar nga Radioja e Ushtrisë, tha se “Izraeli është në mes të përgatitjeve për një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit.

“Ne presim bashkëpunim të rëndësishëm nga partnerët tanë rajonalë gjatë sulmit”, tha burimi.

E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth, nga ana e saj, raportoi se zyrtarët evropianë u takuan me zyrtarë izraelitë të mbrojtjes në Tel Aviv për të koordinuar një përgjigje ushtarake kundër Iranit.

Të martën, Irani lëshoi ​​të paktën 180 raketa si hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Izraeli shënjestroi Nasrallah-un dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit më 27 shtator, ndërsa Haniyeh u vra në një sulm në banesën e tij gjatë një vizite në Teheran në fund të muajit korrik.

MARKETING