(VIDEO) Taravari: Gjysma e të punësuarve me kontratë do të marrin vendime

(VIDEO) Taravari: Gjysma e të punësuarve me kontratë do të marrin vendime

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka njoftuar se në kordinim me Ministrinë e Financave, do të mundohet që të paktën gjysma e personelit mjekësor me shkollim të mesëm që punojnë me kontrata, të punësohen në institucionet publike shëndetësore. Sipas tij, deri më tani në shëndetësi kanë qenë rreth 2500 persona të punësuar me kontratë, përgjithësisht staf i ndërmjetëm mjekësor, infermierë, ndihmës mjekë dhe higjienistë, për të cilët tha se nga vizitat në spitale i është vënë në dukje se ka mungesë  të kuadrove.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Si qeveri duhet të kordinohemi me Ministrinë e Financave për të parë nëse ka resurse. Unë jam me idenë që të paktën gjysmës së tyre, pra 1250-vë tu japim vendime . Drejtorët do të vendosin se cilëve duhet t’u jepet vendimi, ata e dinë më së miri se kush ia vlen të vazhdojë punën dhe kush nuk është mirë të vazhdojë, por duhet të gjejmë një më të mirë se ai. Më duhet një koordinim definitiv me ministren e Financave, do të bëj gjithçka që mundem që t’u jap të paktën vendime gjysmës së tyre”.

I pyetur lidhur me specializantët, Taravari tha se këtë vit përparësi do ti jepet fushave deficitare. Ai tha se në bashkëpunim me dekanët e e fakulteteve të mjekësisë, kanë marrë vendim që konkursi për specializime private të mjekëve të bëhet vetëm për fushat e mjekësisë ku ka deficit.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

 “Konkursi do të jetë vetëm për specializimet private, vetëm për specializimet deficitare. Për këto që kemi shumë, Kardiologji ka shumë, kirurgji abdominale ka shumë, dermato dhe neurologji ka shumë, kirurgji plastike ka shumë, kështu që këto këtë vit për këto nuk do të ketë, vitin e ardhshëm e shohim përsëri. Patologji ka deficit të madh, anesteziologji ka deficit të madh, terapi fizikale ka deficit të madh, radiologji gjithashtu. Këto do u japim numra më shumë, për të motivuar ato të cilët duan sa më shpejtë të specializojnë, t’i marrin këto specializime”.

Taravari tha se qeveria ka larguar një vendim të qeverisë së kaluar, me të cilën pamundësohej kthimi i mjekëve specializantë të klinikave private, në klinika shtetërore. Ai tha se deri më tani 10 mjekë të tillë janë paraqitur dhe në vijim është procedura e tyre e kthimit në klinikat shtetërore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING