(VIDEO) Vetingu përplas Mickoskin dhe Ahmetin
Thirrja e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për veting për të gjithë personat që kanë mbajtur funksion shtetëror në Maqedoninë e Veriut në 30 vitet e fundit, ka përplasur Ahmetin dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ky e fundit thirrjet e Ahmetit për veting i cilësoi si “humor i mirë”.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 02:33 0008
“Mendova se me daljen e BDI-së në opozitë, kjo lloj satire dhe humori përfundoi, por kështu vazhdojnë. Nuk ka problem, këtë lloj humori dhe satire do ta dëgjojmë në periudhën e ardhshme, kështu që do të shohim deri ku do të shkojnë si parti politike”.
Ndërkaq, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë se ligji është propozuar para 4 vjetëve, dhe bëri thirrje që vetingu të bëhet me pjesëmarrje të Brukselit dhe Uashingtonit, ndërsa duke ju përgjigjur Mickoskit, Ahmeti tha se filma nuk bën dhe se nuk është skenarist Hollivudi.
ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Le të hapat kutia e pandorës, si u bë privatizimi në Maqedoninë e athershme, ku shqiptarët u prejashtuan nga të gjitha sferat, le të hapet hetim si u pasuruan dhe çfarë pasurie kanë gjithë politikanët në RMV të sotshme për 30 vitet e fundit, le të hapet hetim për të gjitha partitë politike në vend për 23 vitet e fundit të egzistencës edhe të BDI-së dhe ta shohim humorin se si do shkojë. Filma të Hollivudit unë nuk bëjë këtu dhe nuk jam skenaristë i Hollivudit. Le të urdhërojnë t’i bëjnë të gjitha”.
Ndërkaq, edhe njëri ndër krerët e VLEN-it dhe njiherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari komentoi deklaratat e Ahmetit i cili bëri thirrje për bashkim të partive shqiptare, për, siç tha ai, “t’ia treguar vendin Mickoskit”. Taravari tha se Ahmetit i duhet adaptim me të qënurit në opozitë dhe se sipas Taravarit, Ahmeti po mësohet me opozitën.
Samir Mustafa /SHENJA/