(VIDEO) Gjatë shtatorit ka pas gjashtë raportime për dhunë mes nxënësve
Ministrja e Arsimit ka pranuar gjashtë raporte për dhunë nga bashkëmoshatarët muajin e kaluar që nga fillimi i vitit shkollor, njoftoi sot ministrja е arsimit Vesna Janevska. Ajo kërkoi bashkëpunim ndërinstitucional për përballimin me sukses të këtij fenomeni dhe fokusimin në shëndetin mendor të të rinjëve, gjë që siç tha ajo kërkon zgjidhje më të reja dhe më moderne sepse sfidat ndryshojnë me çdo brez të ri.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Këtë vit shkollor kemi pasur 6 raportime për dhunë nga bashkëmoshatarët dhe ne po veprojmë pas tyre, por është e rëndësishme të theksohet se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërinstitucional i disa ministrive, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve, por është e një rëndësie të veçantë kur të rinjtë vetë janë të përfshirë në proces dhe është gjithmonë mirë që ti dëgjojmë dhe bashkërisht të gjejmë zgjidhjet më të përshtatshme për t’u kujdesur për shëndetin e të rinjëve”.
Janevska paralajmëroi ndryshime në zgjidhjet aktuale ligjore që do t’u mundësojnë psikologëve dhe pedagogëve t’i përkushtohen punës së tyre profesionale ,në vend që të ngecin në detyrat administrative dhe të ndihmojnë punën e kolegëve të tjerë në shkolla, tha ajo.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Zgjidhjet e reja ligjore do t’i lejojnë ata të bëjnë punën e tyre. Ne do të insistojmë që ata të jenë shumë më të pranishëm në shkolla me ekspertizën e tyre dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Dhe ndonjëherë nuk janë vetëm problemet, kemi edhe fëmijë të talentuar me të cilët duhet të punohet, prindër që kanë nevojë për ndonjë ndihmë tjetër jo vetëm për fëmijët problematikë por për disa arsye të tjera. Ka shumë punë për shërbime profesionale. Dalëngadalë po krijojmë një sistem në të cilin ata do të fillojnë të bëjnë punën e tyre”.
Janevska konsideron se shteti ka një sistem që kujdeset për shëndetin mendor të të rinjëve përmes shkollave dhe përmes shërbimit pedagogjik në Ministrinë e Arsimit. “Shkollat janë të detyruara të kenë shërbime profesionale dhe zakonisht kanë psikolog dhe pedagog, por mund të zgjerohen edhe me defektolog dhe punonjës social varësisht nga mundësitë dhe madhësia e shkollave” tha Janevska.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/