Barca deklason Young Boysin, merr fitoren e parë në Çampions

Barca deklason Young Boysin, merr fitoren e parë në Çampions

Ndeshjet e para të xhiros së dytë në fazën e ligës në Champions dhuruan emocione dhe gola. Barcelona mori triumfin e parë në këtë kompeticion, teksa mundi pastër 5-0 Young Boys Fitore me goleadë 7-1 e Dortmundit ndaj Celticut, në një sfidë pa histori. Interi nuk fal në shtëpi ndaj Cervena Zvezdës, një sukses 4-0.

Asnjë problem për Manchestër  Cityn, që nuk hasi vështirësi ndaj Slovan Bratislavës, duke triumfuar 0-4.

Kampionët e Gjermanisë, Leverkusen kaluan 1-0 pengesën e Milanit. Në ndeshjen tjetër, PSG pësoi disfatë 2-0 ndaj Arsenalit. Të mërkurën luhet takimet e tjera të Champions.

MARKETING