‘Vdekje Courtois’ dhe më pas kaos total, ja si u ndërpre për 16 minuta derbi i Madridit

‘Vdekje Courtois’ dhe më pas kaos total, ja si u ndërpre për 16 minuta derbi i Madridit

Ndeshja mes Atlético Madridit dhe Real Madridit përfundoi në barazim 1-1, por u pezullua për 16 minuta nga gjyqtari Mateo Busquets Ferrer. Shkak u bë hedhja e sendeve nga tifozët e pjesës jugore të “Cívitas Metropolitano” në zonën e portës së “Los Blancos”.

“Protagonistët duhet të ndëshkohen, por edhe ata që nxisin duhet të dënohen. Nuk justifikoj askënd, por kini kujdes me atë që gjenerojmë, përfshirë edhe mua. Personalisht mendoj se duhen dënuar edhe ata që provokojnë.

Nëse nuk ju sanksionojnë, kjo ju jep zemër për të bërë të tjera gjëra”, – tha Diego Pablo Simeone, trajneri i Atlético Madridit, për hedhjen e sendeve në “Cívital Metropolitano”, çka e detyroi derbin e Madridit të pezullohej për disa minuta.

“Ne si lojtarë, gjithashtu duhet të jemi më të zgjuar”, – deklaroi Kobe Resurrección për ‘DAZN’. Pak para hedhjes së sendeve ndaj Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit kishte marre thirrjet “vdekje Courtois”, siç është riprodhuar nga programi “El Chiringuito”.

Kamerat e “Movistar Plus+” kapën gjestet e Thibaut Courtois për tifozët e Atlético Madridit pas golit të Militao, që e kaloi Real Madridin në avantazh 1-0.

“Militao shënoi golin dhe Courtois, i cili duket se kishte marrë fyerje dhe gjuajtje objektesh në momentet e mëparshme, e festoi golin duke parë me ironi ndjekësit më radikalë të skuadrës vendëse. Në atë moment çakmakët filluan të bien te zona e portës së Real Madridit. Portieri belg përballet me to dhe fillon t’i mbledhë. Këtu filloi pezullimi i ndeshjes”, – thotë Juanma Castaño.

MARKETING