Tottenham ‘shpërfytyron’ Manchester United, e mposht 0-3 në ‘Old Trafford’
Manchester United ka pësuar humbjen e tretë në gjashtë javët e para të sezonit të ri në Premier League. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 0-3 nga Tottenhami në ‘Old Trafford’, me ndeshjen që rrjedhën e historisë e shkroi që në minutën e tretë.
Ishte Johnson që shënoi golin e parë pas pasimit të van de Ven. Ndeshja më pas u karakterizua nga një lojë e fortë në mesin e fushës, me Spurs që dominoi përballjen. Minuta e 42-të solli edhe largimin e Bruno Fernades me karton të kuq. Ky ishte përjashtimi i parë për portugezin pas 242 ndeshjeve me United.
Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtën ‘melodi’, me Kulusevskin që shënoi golin e dytë për Spurs pas vetëm dy minutave lojë. United më pas kërkoi të rihapte sfidën, por Solanke në të 77 minutë “vulosi” duelin. Rezultati mund të ishte më i thellë nëse Onana nuk do ndalte edhe disa raste të pastra për Spurs.
Në vitin e tretë të ten Hag në stolin e United, Manchester duket i pafuqishëm për të rivalizuar emrat e mëdhenj të Premier League. Holandezi rrezikon shkarkimin nga United.
Më herët këtë të diel Ipsuich dhe Aston Villa barazuan 2-2.