Fetai: VLEN mrekullia e shumëpritur, ndryshimi nuk guxon të jetë vetëm ndërrim

Fetai: VLEN mrekullia e shumëpritur, ndryshimi nuk guxon të jetë vetëm ndërrim

Zv/kryeministri Arben Fetai në 100 ditshin e formimit të Qeverisë, u shpreh se VLEN-i ishte mrekullia e shumëpritur për dy dekada me radhë.
“Guximi ishte motoja e këtij koalicioni. Ndryshimi është kryefjala e asaj që e bëmë të gjithë së bashku! Ia ka vlejt!”, potencoi zv.kryeministri Fetai.
Ai tha se mbledhja e sotme është për të shënuar një kapitull të ri në historinë tonë si popull.
“Një kapitull i ri pas më shumë se 20 vjet krim e korrupsion, 20 vjet gënjeshtra e mashtrim, 20 vjet vjedhje të parave tuaja dhe pasurim të një klike të vogël profiterësh të shndërruar shumë shpejt në milionerë”, shtoi Fetai.
Më tej Fetai tha se ndryshimi nuk guxon të jetë vetëm ndërrim.
“VLEN asnjëherë nuk guxon të shihet si ndërrim i BDI-së, sepse VLEN është revolta e krijuar ndër vite, por deri tani asnjëherë e kanalizuar për ta sjellë ndryshimin për shqiptarët e këtij vendi. VLEN nuk guxon të bëhet dhe nuk do të bëhet kurrë BDI. Kjo mundësi që na është dhënë nga shqiptarët, është amanet. Dhe ne amanetin nuk e shkelim, as nuk e shesim!”, porositi Fetai.

MARKETING