Ganiu: Salla sportive “Partizan” do të rindërtohet dhe do të kthehet në funksion

Ganiu: Salla sportive “Partizan” do të rindërtohet dhe do të kthehet në funksion

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar sot se salla sportive “Partizan” do të rindërtohet dhe do të kthehen në funksion.
“Sot, së bashku me Ministrin e Sportit Borko Ristovski, kryetarin e ZELS-it dhe kryetar i Kisella Vodës Orce Gjorgjievski, inspektuam sallën “Partizan” plotësisht të rrënuar dhe konstatuam se është i nevojshëm një renovim i plotë që ky objekt i rëndësishëm sportiv të vihet sërish në funksion.
Procedura për realizimin e rikonstrumit të sallës në fjalë është hapur dhe për momentin është në fazë të evaluimit. Me mjetet që i posedojmë, ne do të fillojmë me punë ndërsa pjesën tjetër të mjeteve financiare do ta mbuloj Ministria e Sportit. Me përpjekje të dyanshme do të bashkëpunojmë për rindërtimin e sallës “Partizan” e cila dikur ishte plotë me fëmijë nga të gjitha sportet, ndërsa tani është në gjendje jofunksionale.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe mbështje e një stili jetese të shëndetshme”, ka shkruar Ganiu.

MARKETING