Kallëzime penale ndaj tetë personave për shkaktim të zjarreve

Kallëzime penale ndaj tetë personave për shkaktim të zjarreve

SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal kundër tetë personave në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Prilep, Resnjë dhe Kërçovë për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”

“SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal kundër G.A Manastir (75) nga Manastiri për shkak se me datë 17.08.2024 ka ndezur zjarr në hapësirën ndërmjet oborrit dhe kopshtit pranë shtëpisë së tij në fshatin Oblakovë, Manastir, me qëllim të djegies së mbeturinave, me të cilat ka shkaktuar një zjarr. SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal edhe kundër L.M.(53) nga Manastiri pasi me datë 10.08.2024 gjatë saldimit nuk e ka siguruar vendin dhe nga një shkëndijë ka shkaktuar zjarr në bar të thatë në varreza në Kremenicë të Manastirit”.

“DPB Krushevë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Prilep kundër V.Sh. e cila shkaktuar zjarr në një pyll pishe mbi fshatin Pusta Reka”.

“DPB Makedonski Brod ka dorëzuar kallëzim penal kundër T.D.(57) nga Prilepi në Prokurorinë e Kërçovës, sepse me datë 05.08.2024 është gjetur në vendin ku ka shpërthyer zjarri dhe me të janë gjetur objekte që kanë shkaktuar zjarrin. DPB Prilep ka dorëzuar kallëzim penal kundër G.K”.

“DPB Resnjë ka bërë kallëzim penal kundër A.M.(43), M.P.(40) nga Resnja dhe F.A.(52) nga fshati Aldanci i Krushevës. Më 16 gusht 2024, A.M. i inkurajuar nga i dyshuari i dytë dhe i tretë, i ka vënë flakën me një shishe benzine dhomës së shërbimeve në vendin e quajtur “Starski dom”, ku banojnë disa familje. Në këtë mënyrë ka kryer veprën e “shkaktimit të rrezikut publik”, të dënueshme nga neni 288 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal”.

MARKETING