KB ÇAIR 2030 dënohet nga Federata e Basketbollit, klubi shqiptar akuzon Pero Anticin

KB ÇAIR 2030 dënohet nga Federata e Basketbollit, klubi shqiptar akuzon Pero Anticin

Klubi i basketbollit Çair 2030 është dëmtuar sërish. Federata e basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar dënim për klubin shqiptar për incidentin e ndodhur ne palestrën Kale në duelin e luajtur ndaj TFT.

Skuadra e Çairit është dënuar me tre ndeshje pa publik, plus me një gjobë që duhet ti paguhet federatës vendase të basketbollit.

Nga klubi i Çairit thonë se iu është bërë padrejtësi, ku sqarojnë ngjarjen se vet basketbollisti i TFT-së është ngjitur në tribunë për tu përleshur me publikun, ku pastaj situata ka dalur jashtë kontrollit.

Nga ekipi shqiptarë pohojnë se ka edhe video inqizim nga e gjitha ngjarja, por për të njejtën e akuzojnë Federatën e Basketbollit se ka fshirë ato inqizime, për të mbulur të vertetën e gjithë asaj që ndodhi në palestër.

Vendimi është cilësuar mjaftë skandaloz, teksa kryetari i Federatës së Basketbollit Pero Antic thuhet se me çdo kusht dëshiron ta shkatërrojë basketbollin në vend. /Sportmania/

MARKETING