Liga e Parë: Pesë takime në orën 15.00, një në orën 20.00

Liga e Parë: Pesë takime në orën 15.00, një në orën 20.00

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së veriut. Pesë takime do të zhvillohen në terminin e zakonshëm, në orën 15.00, ndërsa një përballje është programuar për orën 20.00.

Me këtë rast, Pelisteri, një muaj më parë, kërkoi që të luajë përballjen në terminin e natës (nën reflektorë), mirëpo një gjë e tillië nuk do të mund të realizohet, për shkak se ende nuk janë gati reflektorët e stadiumit në Manastir, andaj përballja me Rabotniçkin do të zhvillohet në orën 15.00.

Sfida e vetme, e cila nis në orën 20.00, do të jetë ajo në mes Vardarit dhe Sileksit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Në përballjet e tjera, të javës së shtatë (e mërkurë, 25 shtator) do të takohen: Gostivar – Shkëndija, FC Shkupi – Besa, Voska Sport – Struga Trim Lum dhe Brera – Tikvesh.

MARKETING