Toni Llazov nga KSH “Alkaloid” i argjendtë në Olimpiadën e shahut

Toni Llazov nga  KSH “Alkaloid” i argjendtë në Olimpiadën e shahut

Toni Llazov ka shkëlqyer në Olimpiadën e shahut, duke fituar medaljen e argjendtë për Maqedoninë e Veriut. Kampioni aktual vendit tonë në shah dhe anëtar i Shoqërisë Aksionare, Alkaloid, Toni Llazov, suksesin më të madh në karrierën e tij e arriti në Olimpiadën e Shahut, e cila përfundoi në Budapest, duke fituar një medalje të argjendtë, ku performanca e vlerësimit ishte 2763. Llazov dy vitet e fundit është në formë të shkëlqyer, ndërsa një vit më parë në Kampionatin Evropian ekipor fitoi standardin e mjeshtrit të madh. Me 7.5 pikë të jashtëzakonshme të fituara nga 8 ndeshje, ai u vendos si lideri i ardhshëm i përfaqësues tonë. “Jam shumë i lumtur që arrita të fitoj një medalje. Kam pasur mbështetje të madhe nga ekipi. Shumë faleminderit trajnerit tim, Trajko Nedev, i cili më përgatiti gjatë turneut dhe klubit tim SH.A Alkaloid, e cili gjithmonë më mbështet”, është shprehur Llazov, pas suksesit të arritur në Hungari.

MARKETING