OKB-ja me “Paktin për të Ardhmen” synon zgjidhjen e sfidave të shekullit

OKB-ja me “Paktin për të Ardhmen” synon zgjidhjen e sfidave të shekullit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka adoptuar “Paktin për të Ardhmen” për t’i zgjidhur sfidat e shekullit 21. Zhvillimi ri ka ardhur bashkë me pjesën sfiduese që kërkon bashkimin e shteteve të ndara të botës për të bërë hapa konkretë e të shpejtë për zbatimin e 56 veprimeve që ngërthen pakti, raporton agjencia AP.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka falënderuar 193 shtetet anëtare për aprovimin e paktit dhe për hapjen e derës që vendet të bashkojnë forcat për të zgjidhur sfidat që lidhen prej ndryshimit klimatik, inteligjencës artificiale, konfliktet e përshkallëzuara e deri te ngritje e pabarazisë dhe varfërisë – dhe për të përmirësuar jetën e botës me më shumë se tetë miliardë banorë.

“Jemi këtu për të kthyer multilateralizmin nga zgripi”, ka thënë ai. “Tani është fati ynë i përbashkët që të ecim përgjatë tij. Kjo nuk kërkon vetëm ujdi, por edhe veprim”.

Pakti prej 42 faqesh është adoptuar në seancën hapëse të dielën(22.09.2024) të “Samitit të së Ardhmes”, që do të zgjasë dy ditë. Në mesin e liderëve që do t’i adresohen samitit janë Masoud Pezeshkian i Iranit, Volodymyr Zelensky i Ukrainës, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin. /Kallxo.com

MARKETING