(VIDEO) Qytetarët nuk rrinë pa turshi, i bëjnë vetë, ose i blejnë të gatshme
Meqënëse tashmë lamë pas ditët e nxehta të verës, dalëngadalë qytetarët kanë filluar përgatitjet për stinën e dimrit, kryesisht duke filluar me pregaditjen e turshive. Turshitë janë një traditë thelbësore në kulturën tonë, nga ku ato përveç shijes përfaqësojnë edhe identitetin tonë. Qytetarët për TV-Shenja deklarojnë për llojet e tyre të cilat i konsumojnë, por megjithatë ata njëkohësisht nuk harruan të theksojnë edhe çmimet e larta të përbërësve të turshisë.
Qytetari
“Turshitë, po tani si ka ardhur koha më lirë janë që t’i blejmë të gatshme se çmimet janë tepër të larta. Shumicën i marrim të gatshme,shumicën të gatshme i marim. Më lirë më bie që t’i blej në teglla të gatshme se sa t’i shti vet, 80 den 100 den 1 kilogram speca të kuq, s’ki llogari”.
Ai madje krahason çmimet që nga koha e socializmit, nga ku thotë se kështu si kanë rrjedhur gjërat më shumë llogari ka që t’i blejnë të gatshme,ndërkaq theksoi se konsumon disa lloje të turshive.
Qytetari
“Në kohën e kalume unë të tregoj këtu prej kohës së socializmit çdo gjë e ke pasur falë edhe denari ka qenë më i vlefshëm në të gjithë Europën, e tani më llogari ka njeri me i ble të gatshme edhe më lir të bie. Më tepër e konsumoj ajvarin edhe këtë lutenicën që është pak si djeks edhe qato ruska sallata edhe lakra turshi, rasojin e kam shumë merak”.
Ndërkaq një tjetër qytetar thekson se më shumë preferon që t’i përgatisë vetë nga ku si më të vështirë për nga përgaditja vlerëson se është ajvari, por përsëri thekson se vështirësia e tij nuk e pengon dëshirën për ta përgaditur nga duart e tij, pasiqë siç tha ai e konsumojnë shumë gjatë dimrit.
Qytetari
“Të gatuara vet çfarë i përgadisim, nuk është lehtë por ama e rregullojmë disi, dimrit sigurisht më tepër”.
Edhe mosdija e përgaditjes së turshisë nuk ndalon qytetarët për të provuar shijen e saj. “Nuk i bëj vetëm, m’i bëjnë të tjerët dhe i ha të gatshme” kështu tha një qytetare e cila jetonte në Gjermani nga ku theksoi se i dërgojnë familjarët e saj për të mos i munguar shija dhe mos tu larguar nga traditat që ne posedojmë.
Qytetarja
“Nuk i bëj un vetë, vetëm mi bëjnë të tjerët të gatshme dhe i ha të gatshme. Turshi me ujë që është me lakër dhe me kastraveca, me patlixhana të verdhë qato. Jo shumë, ama tmira, ama vet nuk i boj se jetoj jashtë. Unë jetoj jashtë vetëm ashu nga një të vogël më japin, ashtu sa për një javë ditë për të ngrënë edhe aq” .
Ndërkaq më së miri kjo stinë ka ndikuar për shitësit, nga ku ata ishin mjaft të buzëqeshur pasiqë për këtë sezon të gjithë shpresojnë për të pasur një profit më të konsiderueshëm për të mbuluar harxhime të tjera.
Anida Murati /SHENJA/