Maqedonia e Veriut dhee Shqipëria në listën ruse të vendeve “në kundërshtim me vlerat morale”

Maqedonia e Veriut dhee Shqipëria në listën ruse të vendeve “në kundërshtim me vlerat morale”

Kryeministri rus, Mihail Mishustin, ka përpiluar listën e vendeve që sipas Moskës, imponojnë qëndrime destruktive që janë në kundërshtim me vlerat morale dhe shpirtërore ruse – thuhet në një njoftim të asgjencisë shtetërore ruse – TASS.

Lista përshinë 47 vende, të cilët nga Rusia janë vlerësuar si “armiqësore”. Në mesin e tyre gjendet edhe Maqedonia e Veriut e Shqipëria, si dhe të gjithë anëtaret e NATO-s, me përjashtim të Turqisë.

Gjithashtu në këtë listë janë edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë.

Dokumenti ishte nënshkruar nga kryeministri rus më 20 shtator, kurse është publikuar konform Dekretit të Presidentit Vladimir Putin të datës 19 gusht të këtij viti.

MARKETING