Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare, personi i cili gjatë paraditës së sotme, është qëlluar me armë zjarrë në Mitrovicë.
Lajmin për Indeksonlinen, e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla.

Syla ka thënë se i plagosuri, në QKUK ka ardhur në gjendje kritike dhe se nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

“I plagosuri ka ardhur në QKUK në gjendje të rëndë, kritike. Përkundër masave që kemi marrë dhe trajtimit të ofruar, ai nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve dhe se para pak çastesh ka ndërruar jetë“, ka thënë Syla.

MARKETING