Mblidhen në Tetovë një pjesë e strukturave të BDI-së
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ka njoftuar se në Tetovë janë takuar me një pjesë të strukturave partiake.
“Së bashku me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin Organizativ, z. Blerim Bexheti, takuam kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar në hapësirën shqiptare, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vazhdojmë të organizohemi edhe më fuqishëm së bashku me popullin në mbrojtje të legjitimitetit!” – shkruan Ahmeti.