(VIDEO) Koalicioni VLEN nis shpalosjen e atyre që i quan “Skandale të Frontit Evropian”

(VIDEO) Koalicioni VLEN nis shpalosjen e atyre që i quan “Skandale të Frontit Evropian”

Koalicioni VLEN, sot ka bërë prezantimin e disa informacioneve që sipas tyre janë “skandale serioze” që përbëjnë dyshime të bazuara për korrupsion politik të Frontit Evropian. Bujare Abazi, përfaqësuese e koalicionit VLEN, theksoi se përfitimet nga kompanitë të lidhura familjarisht me deputetin e Frontit Evropian, Elmi Aziri, për 3 muaj gjatë vitit 2022, ka arritur 3 milionë denarë. Sipas VLEN, Elmi Aziri, ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të koalicionit mes Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit.

Bujare Abazi, përfaqësuese e koalicionit VLEN

Artan Ajruli paraqitet si pronari i kompanisë RITRON KOPI DOOEL, import-eksport Kumanovë, i cili është nipi i bashkëshortes së Elmi Azirit. Kjo kompani gjatë vitit 2022, për vetëm tre muaj ka fituar dy furnizime publike në Lotarinë Shtetërore ku drejtor ka qenë Përparim Bajrami, dora e djathtë e Artan Grubit. Furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave elektronike. Vlera totale vetëm për këto dy furnizime përmes Lotarisë Shtetërore, së bashku me anekset, arrin rreth 3 milionë denarë.”

Nga VLEN thonë se kuadrot e Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit, të cilët gjatë ditës në mënyrë të rreme mbrojnë qytetarët nga lojërat e fatit, kanë përfituar pikërisht nga bizneset me kazinotë. “Pason përgjegjësia, drejtësia do të arrijë të gjithë ata që kanë mëkatuar para ligjeve. Do të ketë përgjegjësi; drejtësia do t’i arrijë të gjithë ata që kanë shkelur ligjet.”-thonë nga VLEN.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING