Gllavçev: Bullgaria nuk do t’i rinegociojë kushtet nga marrëveshja me Maqedoninë e Veriut

Gllavçev: Bullgaria nuk do t’i rinegociojë kushtet nga marrëveshja me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria nuk do të rinegociojë për kushtet nga marrëveshja me Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot kryeministri teknik bullgar, Dimitar Gllavçev.

“Ata thanë se nuk do të negociojnë me një qeveri teknike, por do të presin një qeveri politike. Prandaj nuk ka edhe nga ana jonë interes për negociata, pasi që nuk ka asnjë bazë. Ka qëndrime evropiane dhe janë të njohura.

Në Këshillin e kaluar evropian deklarova se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush obligimet e veta dhe të njëjtën gjë e konfirmoi edhe kryeministri i Greqisë, i cili theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës.

MARKETING