Lloga: Përkundër presionit të Taravarit, ai përsëri nuk e ka fituar lëndën rreth vulave të ASH-së

Lloga: Përkundër presionit të Taravarit, ai përsëri nuk e ka fituar lëndën rreth vulave të ASH-së

Nënkryetari i ASH-së së Ziadin Selës, Krenar Lloga, në profilin e tij në facebook i është përgjigjur Arben Taravarit, ku ky i fundit njoftoi se ai i ka fituar vulat e partisë. Lloga shkruan se edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ata nuk i kanë fituar vulat e partisë.

“Edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së. Lënda rreth legjitimitetit të Aleancës për Shqiptarët është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës. ASHM – Aleanca për Shërbimet ndaj Mickoskit do ishte e drejtë të quhet subjekti i ri pas ndarjes nga partia jonë. 100 ditë në qeverisje me OBRM-PDUKM e kanë dëshmuar në çdo sekondë veprimtarinë kuislinge. P.s edhe në Gjykatën e Apelit në Gostivar është ndërruar gjyqtarja ama… Ska lidhje be shoc, mos e përmend se në favorin tonë është”, ka shkruar Lloga.

Ndryshe, Taravari në profilin e tij në facebook ka njoftuar se ASH ësthë e tyre.

“Aleanca për Shqiptarët është e jona! Gjykata e Apelit vendosi që Partia Aleanca për Shqiptarët i takon Shumicës Absolute. Partia i kthehet Anëtarësisë së saj!”, ka thënë Taravari.

MARKETING