Flamur Ismaili fiton titullin docent pranë IBU në Shkup

Flamur Ismaili fiton titullin docent pranë IBU në Shkup

Flamur Ismaili, 31 vjeç, ka arritur të fitoj titullin Docent pranë Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit ne Shkup, ku edhe do te jete profesor në Fakultetin e Drejtësisë.

Ismaili Masterin dhe Doktoraturën i ka përfunduara në Ankara, me notë mesatare prej 10,00 dhe është shpallur studenti më i mirë ndër bursistët në vitin 2022, duke u vlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Turqisë.

Ai ka shërbyer si asistent i Ambasadorit dhe më pas si Sekretar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara për gati 6 vite. Ndërkaq tre vite ka pasur rolin e Këshilltarit Politik dhe ligjor në Ambasadën Norvegjeze në Ankara. Gjatë kësaj periudhe, ka marrë pjesë në një sërë takimesh në nivele të larta shtetërore dhe ka publikuar një seri artikujsh shkencor e projekte me organizata të ndryshme te UN, UNDP dhe ILO.

“Me kënaqësi njoftoj se kam filluar një kapitull të ri në karrierën time akademike si docent në Fakultetin Juridik të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Pas një rrugëtimi të gjatë akademik dhe profesional në Ankara, kam vendosur që të kthehem në vendlindje për të kontribuar për vendin dhe shoqërinë tonë”, – ka thënë Ismaili.

MARKETING