Maqedonia U21 fiton Gjibraltarin, Fiton Ademi asist dhe gol
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të shtatorit për Kampionatin Evropian 2025 arriti të merr fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjibraltarit.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski arritën fitoren e tretë në kuadër të grupit C të këtyre eliminatoreve.
Vane Krstevski në minutën e 24-të e sjell Maqedoninë në avantazh, pas një loje të shkëlqyer të Ademit.
Ndërkohë, Fiton Ademi finalizon shifrat 2:0 në minutën e 42-të.
Edhe në ndeshjen e parë mes këtyre dy përfaqësueseve në Shkup, në arenën “Todor Proeski”, Maqedonia arriti të shënojë fitore minimale 1:0.