(VIDEO) Meterologët parashikojnë mot të ndryshueshëm, mund të ketë edhe shtrëngata

(VIDEO) Meterologët parashikojnë mot të ndryshueshëm, mund të ketë edhe shtrëngata

Pas ditëve të muajit korrik dhe gusht me valë të mëdha të nxehtit, moti në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i muajit shtator ka filluar të jetë edhe me reshje shiu kohë pas kohe.  Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se moti në ditët në vijim për një periudhë do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale në vend do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë Celsius, kurse ajo maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë Celsius.

TABEL: DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Në orët e pasdites në disa vende do të ketë kushte për zhvillim të paqëndrueshmërisë, e cila në vend do të shprehet në formë stuhie me reshje të dendura të shiut, bubullima, erë të fortë dhe me breshëri.”

Ndërkaq, në qytetin e Shkupit moti parashikohet të jetë i ngjajshëm ku temperatura minimale pritet të jetë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius. Pasditja në Shkup pritet të jetë me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe erëra të forta.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, mund në disa vende të ketë reshje të rrëmbyeshëm në Maqedoninë e Veriut, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë, ndërsa lokalisht do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme mbi 25 litra për metër katror, bubullima, erë e fortë mbi 70 kilometra në orë dhe breshër.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING