Argjentina i kërkon GJNP-së të lëshojë urdhërarrest për Nicolas Maduron

Argjentina i kërkon GJNP-së të lëshojë urdhërarrest për Nicolas Maduron

Argjentina i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të lëshojë urdhërarrest për presidentin venezuelian Nicolas Maduro për krime të dyshuara kundër njerëzimit që pretendon se qeveria e liderit autoritar i ka kryer pas zgjedhjeve të korrikut.

“Do të dorëzojmë letër në gjykatë të hënën duke kërkuar lëshimin e urdhërarrestit për Maduron dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së tij”, ka thënë të shtunën Ministria e Jashtme e Argjentinës.

Mijëra njerëz janë arrestuar në Venezuelë që kur shpërthyen protestat për rezultatet e zgjedhjeve në korrik.

Lideri autoritar Maduro e shpalli fitoren në zgjedhje, por nuk dha prova. Shtetet perëndimore besojnë se rezultati është manipuluar dhe se zgjedhjet janë fituar nga lideri opozitar Edmundo Gonzalez.

MARKETING