Pesë vite A1, kompania nis fushatën “Jeta është e mrekullueshme me ty”
Janë mbushur pesë vite nga dalja në tregun e markës A1 Maqedoni. Për të festuar në mënyrën më të mirë këtë ditëlindje nga A1, kanë njoftuar se kanë filluar me fushatën “Jeta është e mrekullueshme me ty” me çka ofron zbritje prej 50 për qind për pajisje të mençura, për të gjithë përdoruesit e rinj dhe ata ekzistues privat postpejd, që do të rinovojnë marrëveshjet e tyre.
Drejtori ekzekutiv i A1 Maqedoni,Metodija Mirçev, është shprehur se në pesë vitet e kaluara ata kanë ndërtuar rrjetin më modern mobil dhe optic, duke perfeksionuar të gjitha shërbimet dhe provimet.
“Pozita e liderit në treg dhe besimi i klientëve në pesë vitet e kaluara janë dëshmi për punën tonë të përkushtuar dhe investimin e vazhdueshëm. Investuam në teknologji të reja më bashkëkohore dhe përmbajtje atraktive. Mbi 1 milion përdorues tanë të kënaqur, janë inkurajim që vazhdimisht të përmirësohemi. Prandaj vazhdojmë me tempo edhe më të fuqishme, që përdoruesve tanë t’u ofrojmë ofertën më të mirë edhe më tej…”, deklaroi Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedoni.