Suedia vendos rregulla, ndalohet për 2-vjeçarët, adoleshentët vetëm 3 orë në celular

Suedia vendos rregulla, ndalohet për 2-vjeçarët, adoleshentët vetëm 3 orë në celular

Autoritetet shëndetësore suedeze kanë nxjerrë udhëzime se sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit të televizorit apo të telefonit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se prindërve u është kërkuar që për fëmijët në moshën 2-vjeçare, koha e ekranit të jetë e ndaluar ndërsa adoleshentët të mos qëndrojnë më shumë se 3 orë në ditë.

Zyrtarët suedezë paralajmërojnë për një “krizë gjumi” mes adoleshentëve dhe thonë se telefonat dhe tabletët duhet të mbahen jashtë dhomave të gjumit.

Ministri i shëndetësisë publike i Suedisë, tha: “Për një kohë të gjatë, telefonat inteligjentë dhe ekranet e tjerë janë lejuar të hyjnë në çdo aspekt të jetës së fëmijëve tanë”.

Varësia ndaj ekranit nënkuptonte se të rinjtë nuk kishin “kohë për aktivitete të përbashkëta, aktivitet fizik apo gjumë të mjaftueshëm”, shtoi ai.

Një raport i publikuar në Suedi në qershor theksoi pasojat e kohës së tepërt para ekranit, duke përfshirë gjumin e dobët, simptomat depresive dhe pakënaqësinë e trupit.

Agjencia suedeze e shëndetit publik u ka kërkuar kompanive të teknologjisë të marrin më shumë përgjegjësi në zbutjen e rreziqeve shëndetësore për fëmijët dhe adoleshentët.

MARKETING