WP: Biden do të paraqesë propozim të fundit për armëpushim në Gaza në formën “prano ose refuzo”

WP: Biden do të paraqesë propozim të fundit për armëpushim në Gaza në formën “prano ose refuzo”

Zyrtarët që kanë folur për gazetën “Washington Post” (WP) dhe që dëshirojnë të mbeten anonimë pretendojnë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përgatitet të ofrojë një propozim të fundit për armëpushim në Rripin e Gazës në formën “prano ose refuzo”, transmeton Anadolu.

Në lajmin e “Washington Post” paraqiten pretendime të zyrtarëve amerikanë lidhur me “negociatat e armëpushimit në Gaza”.

Zyrtarët që nuk deshën të identifikohen pretendojnë se administrata e Bidenit është përgatitur të ofrojë një propozim të fundit për armëpushim në formën “prano ose refuzo” në negociatat që vazhdojnë.

Një nga zyrtarët tha se negociatat nën kryesimin e SHBA-së mund të përfundojnë nëse propozimi në fjalë refuzohet nga të dy palët. “Nuk mund të vazhdoni të negocioni këtë. Ky proces duhet të përfundohet në një pikë”, tha zyrtari.

SHBA-ja, Egjipti dhe Katari prej disa kohësh kanë zhvilluar bisedime midis Izraelit dhe Hamasit në lidhje me një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Gaza.

MARKETING