Ilir Daja e mbyll me Ballkanin! Trajneri rikthehet në Shqipëri, ja klubi që do drejtojë
Ilir Daja duket se i ka dhënë fund aventurës pothuajse 3-vjeçare në drejtimin e FC Ballkanit.
Të paktën sipas mediave në Kosovë, trajneri që fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi. Daja këtë vit nuk arriti ta dërgojë Ballkanin në grupe në garat evropiane, gjë që e kishte bërë dy herë radhazi. Pas ndeshjes me Malishevën, ku Ballkani pësoi humbje me rezultat 3-2, Ilir Daja është përshëndetur me lojtarët e tij, lajm që konfirmohet nga drejtues të klubit për Telegrafi.
Pas kësaj eksperience, Daja pritet të rikthehet në superligën shqiptare, ku do të vazhdojë karrierën te Dinamo Tirana, klubi kryeqytetas që synon rikthimin në triumfet e dikurshme klub me të cilin ka qenë i lidhur së fundmi. Në orët në vijim klubi suharekas pritet të dal me komunikatë zyrtare.