Irani identifikon shkakun kryesor të rrëzimit të helikopterit që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi

Irani identifikon shkakun kryesor të rrëzimit të helikopterit që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi

Rrëzimi i helikopterit në të cilin mbeti i vdekur presidenti iranian, Ebrahim Raisi ishte shkaktuar kryesisht nga kushtet e motit që përfshinin mjegull të dendur.

Kështu njoftoi televizioni shtetëror i Iranit të dielën, duke cituar raportin përfundimtar të hetimit mbi incidentin.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, politikan i linjës së ashpër që shihej si pasardhës i mundshëm i liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, vdiq kur helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në muajin maj në një rajon malor pranë kufirit me Azerbajxhanin, raporton zeriamerikes.

“Arsyeja kryesore e rrëzimit të helikopterit ishin kushtet e ndërlikuara të motit në rajon”, përfundoi raporti përfundimtar, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

Një masë e dendur e mjegullës bëri që helikopteri që po transportonte Raisin dhe shokët e tij të rrëzohej në mal, thuhet në raportin e lëshuar nga një komitet i lartë i ngarkuar nga ushtria iraniane për hetimin e incidentit.

Një raport paraprak nga ushtria iraniane kishte thënë në muajin maj se asnjë provë e lojës së keqe ose një sulmi nuk ishte gjetur gjatë hetimit.

Ndryshe, Irani tashmë ka zgjedhur presidentin e ri, Masoud Pezeshkia, i cili ka premtuar se do t’i “shtrinte dorën” Perëndimit dhe do të lehtësonte zbatimin e ligjit për mbajtjen e detyrueshme të shamive.

MARKETING