Ngjarje e rëndë në Itali: 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

Ngjarje e rëndë në Itali: 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

Një 70-vjeçar shqiptar në Itali është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë. I moshuari ka përfunduar në pranga pasi mbrëmjen e së premtes ka goditur disa herë me thikë nusen e djalit të tij.

Luan Xh. goditi vazhdimisht me thikë nusen 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, raporton A2.

E reja u transferua me urgjencë në spital. Pas ndërhyrjes së mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të monitorohet për rreth dhjetë ditë prej stafit të spitalit.

Incidenti ndodhi në Castelnuovo Garfagnana dhe u raportua nga fqinjët e familjes shqiptare, të cilët u alarmuan nga britmat e 28-vjeçares.

MARKETING