Lloga: Qeveria VMRO-VLEN po i shpërblen oligarkët maqedonas

Lloga: Qeveria VMRO-VLEN po i shpërblen oligarkët maqedonas

Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar ndaj ndryshimeve ligjore që priten të ndodhin nga qeveria VMRO-VLEN, në lidhje me uljen e tatimit në fitim nga 10% në 5% në sektorin e biznesit.

Në lidhje me ndryshimet në sektorin e biznesit, ku pritet që të pësojnë bizneset shqiptare, Lloga ka thënë se ministri i Ekonomisë nga radhët e VLEN-it, po i shërben politikave të VMRO-së.

Postimi i plotë i Llogës:

“Ja si do të shpërblehen oligarkët maqedonas për mbështetjen që i dhanë VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit, me premtimin se do ta rikthejnë shtetin për ta (DeAlbanizacija).
“Do të ulin tatimin në fitim nga 10% në 5% për kompanitë me fitim vjetor mbi 50 milionë euro, për të stimuluar biznesin, tha Ministri i Ekonomisë nga vLEN, që i shërben politikave të VMRO-së. Korrupsion që do të legalizohet me ligj”.

MARKETING