(VIDEO) VLEN dhe Fronti Evropian reagojnë ndaj paralajmërimeve për dygjuhësinë

(VIDEO) VLEN dhe Fronti Evropian reagojnë ndaj paralajmërimeve për dygjuhësinë

Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shtet. Kështu reagojnë nga VLEN pasi Gjykatës Kushtetutese vendosi ta rishqyrtoj ligjin e gjuhëve. VLEN konsideron se është e domosdoshme të paralajmërojnë siç thonë për rrezikun që çështja e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të trajtohet si mundësi për llogaritje politike ditore.
VLEN
“Sa i përket moralistëve të rremë të opozitës shqiptare. Çfarë bëtë pesë vite nga viti 2019 deri në vitin 2024 dhe pse nuk e hodhën poshtë mundësinë që Gjykata Kushtetuese të rishikojë përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare? Iniciativa e ‘Levicës’ në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar në vitin 2019, kur BDI ishte në pushtet. Në atë kohë për kryetar të Gjykatës Kushtetuese ishte zgjedhur Sali Murati, i cili sot është deputet nga radhët e të ashtuquajturit ‘Front Evropian’”.
Kurse Fronit Evropian i rikujtojnë pushtetit aktual se këto tema nuk kanë dilema dhe janë mbyllur edhe me amendamentet kushtetuese edhe me ligjet e tjera në fuqi, të cilat janë votuar me shumicë të dyfishtë dhe absolute, nga përbërje të ndryshme parlamentare ku kanë participuar të gjjtha partitë më të mëdha maqedonase.
Fronti Evropian
“Hapja e temave të këtilla dhe çdo vendim eventual në drejtim të cënimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit. Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione”.
Fronti u bënë thirje partive shqiptare që siç thonë, pa legjitimitet hynë në këtë Qeveri monoetnike, të tërhiqen nga kjo aventur.
Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING