(VIDEO) Pritet të ndryshohet ligji, doganat do të kenë edhe një zv/drejtor të ZNAM-it
Drejtoria e Doganave në të ardhmen do të ketë edhe një zëvendësdrejtor dhe do të jetë institucioni i parë në vend që do të ketë dy pozita zëvendësdrejtori. Kjo parashihet në propozim-ligjin e ri që tashmë është në Kuvend, i cili është hartuar nga deputetët e VMRO-së dhe ZNAM-it të Maksim Dimitrievskit. Pritet që ky propozim –ligj të votohet pa problem, pasi VLEN edhe nëse dëshiron nuk mundet ta kundërshtojë.
Propozuesit e këtij ligji janë deputetët Boban Karapejovski (ZNAM), Bojan Stojanoski (VMRO-DPMNE), Daniella Belimova (ZNAM), Jaklina Peshevska (VMRO-DPMNE), Mile Cekov (ZNAM), Pavle Arsoski (ZNAM) dhe Toni Jarevski (VMRO-DPMNE).
Zëvendësdrejtori shtesë në Drejtorinë e Doganave do të jetë nga ZNAM e Dimitrievskit. Meret vesh se edhe emir I zëvendës drejtorit shtesë është gati dhe emrio I tij do të bëhet publik pasi të miratohet propozim ndryshimi I ligjit të doganave.
Siç thuhet në ligjin aktual, struktura drejtuese në Drejtorinë e Doganave është drejtori dhe zëvendësdrejtori, por me ndryshimet e reja që do të votohen së shpejtio, menjëherë sapo deputetët të kthehen nga pushimi, institucioni do të ketë edhe një zëvendësdrejtor tjetër.
Në pozitën e drejtorit të Doganave tani është emëruar Boban Nikollovski, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa zëvendësdrejtor është Garip Kaba nga radhët e VLEN-it. Këshilltar i drejtorit është emëruar Johan Tarçullovski, i dënuar i Hagës për krime lufte në vitin 2001.
/SHENJA/