(VIDEO) Plagoset i riu në Haraçinë, LSDM akuzon ministrin e Punëve të Brendshme

(VIDEO) Plagoset i riu në Haraçinë, LSDM akuzon ministrin e Punëve të Brendshme

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje rreth orës 21:00 në fshatin Haraçinë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se i plagosuri është një 24 vjeçar me inicialet A.I, ku pasi ka pësuar lëndime trupore është dërguar për ndihmë mjekësore në kompleksin “Nënë Tereza”.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më 28.08.2024 rreth orës 21:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Haraçinë, kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të A.I. (24) nga fshati Haraçinë, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për ndihmë në Kompleksin Klinik ‘Nënë Tereza’. Po merren masa për zbardhjen e rastit”

Ndërkaq për këtë ka reaguar LSDM, duke akuzuar Ministrin e Punëve të Mbrendshme, Pançe Toshkovskin dhe VMRO-DPMNE-në,  se këta janë të paaftë për të vendosur siguri në vend.

LSDM

“Mbrëmë ka ndodhur një tjetër e shtënë me armë zjarri në serinë e të shtënave, kësaj radhe në Haraçinë, ka pasur edhe të lënduar rëndë. Me Toshkovskin në krye të MPB-së dhe VMRO-DMPNE-në në pushtet, rrugët janë bërë të pasigurta, të shtëna në çdo hap. Kriminelët sulmojnë në rrugë sepse nuk kanë frikë nga Toshkovski”.

LSDM rikujton se para një jave ka pasur të shtëna dhe vrasje në afërsi të Qendrës Tregtare  Mavrovka, më parë në Hasanbeg, në Çair, Batincë, Tetovë, në rrugën e Plastikave…

LSDM akuzon se nuk ka asnjë gjurmë apo zë nga autorët. Sipas tyre  nga 8 vrasje dhe tentativa për vrasje, Toshkovski mezi e ka zbardhur një. Nga LSDM po ashtu akuzojnë se kriminelët po ikin nga burgjet dhe Toshkovski nuk po arrin t’i gjejë, e për këtë LSDM pyet se a do të kërkojë sot Micksoski llogari nga Toshkovski apo do të vazhdojë ta mbrojë atë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING