Kasami: Në zgjedhje lokale shkojmë si VLEN, më pas shqyrtojmë të shndërrohemi në një subjekt të vetëm

Kasami: Në zgjedhje lokale shkojmë si VLEN, më pas shqyrtojmë të shndërrohemi në një subjekt të vetëm

Kryetari i komunës së Tetovës, tha se koalicioni VLEN do të garojë së bashku në zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se pas zgjedhjeve do të shqyrtohet mundësia që të shndërrohet në një subjekt politik.
“Besojmë që deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë, sepse ne vlerësojmë se deri në zgjedhjet lokale është me rëndësi që t’i motivojmë strukturat partiake, mos t’i shkrijmë dhe t’i neutralizojmë, por t’i motivojmë të jenë aktive. Në zgjedhjet lokale besojmë se do të kemi një rezultat shumë pozitiv dhe atëherë do të krijohen kushtet që të mendohet që do të kisha thënë me një kongres të përbashkët apo në një formë të homogjenizimit të strukturave në një strukturë të vetme partiake”, tha mes tjerash Kasami.

MARKETING