Mickoski: Koha e kriminelëve ka mbaruar, është koha për politikanë të ndershëm!

Mickoski: Koha e kriminelëve ka mbaruar, është koha për politikanë të ndershëm!

MARKETING

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën e prokurorisë kundër krimit dhe korrupsionit se nuk kanë pranuar ankesë lidhur me miton e ofruar ndaj tij për Korridorin 8, tha se ai do të luftojë publikisht kundër krimit dhe korrupsionit në vend. Ai shtoi se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive.

MARKETING

Sample Image

“Unë shoh që janë shqetësuar qendrat individuale të ndikimit dhe janë shqetësuar sepse është një tender i vjetër, një furnizim publik që është drejtuar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së. Kam vendosur të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin dhe ky është një mesazh se koha e kriminelëve në politikë ka mbaruar. Është koha për politikanë të ndershëm që e duan popullin e tyre”, deklaroi Mickoski. /SHENJA/ 

MARKETING