Ipswich-Broja, mund të bëhet! Trajneri McKenna: Vijojnë bisedimet

Ipswich-Broja, mund të bëhet! Trajneri McKenna: Vijojnë bisedimet

Asgjë nuk është mbyllur sa i takon kalimit të Brojës te Ipswich Town. Trajneri i kësaj skuadre, Kieran McKenna shprehet se beson ende te transferimi.

“Armando, sigurisht që është një lojtar me të cilin kemi folur. Mendoj se kjo është mjaft e njohur. Ka diskutime me Chelsea-n për momentin, por unë nuk kam qenë në dijeni të tyre në 24 orët e fundit”.
Ka diskutime në vazhdim, kështu që ne do të shohim nëse është gjëja e duhur për klubet dhe lojtarin para të premtes. Përveç kësaj, nuk është e drejtë të flitet për ndonjë thashethem tjetër derisa diçka të konfirmohet”.

“Unë jam optimist për të mërkurën mbrëma, të jem i sinqertë! Klubi do të punojë vërtet shumë për të qenë sa më i fortë që të jetë e mundur deri të premten në mbrëmje” – tha ai.

MARKETING