(VIDEO) VLEN: Tragjedia në Llaskarcë u minimizua nga regjimi i korruptuar i BDI

(VIDEO) VLEN: Tragjedia në Llaskarcë u minimizua nga regjimi i korruptuar i BDI

Koalicioni VLEN e përshëndet vendimin e vonuar, por të domosdoshëm, siç e ka quajtur, të Prokurorisë së Shkupit për të paraqitur ankesë kundër dënimit të papranueshëm dhe skandaloz të ulët të shqiptuar për rastin e Llaskarcës me pasoja tragjike.
Koalicioni i partive shqiptare në pushtet ka theksuar se përkrahin fuqimisht kërkesën për dënime më të rrepta ndaj të gjithë përgjegjësve të tjerë të përfshirë në këtë tragjedi.

 Koalicioni VLEN

“Kjo ngjarje e tmerrshme, e cila u përpoq të relativizohej dhe minimizohej nga regjimi i kaluar me kuadrin e korruptuar të BDI-së, kërkon drejtësi të plotë dhe të paanshme. Por, pyetjet që shtrohen janë të pashmangshme. A është ky një rast tjetër ku kuadri i mykosur ndalojnë ndëshkimin e merituar të fajtorëve dhe zbardhjen e së vërtetës? Çfarë roli ka luajtur Valdet Xhaferi, ish-drejtori i Byrosë për ekspertizë ligjore, në zvarritjen e qëllimshme të ekspertizës së rastit Llaskarca? Gjithashtu, duhet të dihet nëse pronarët e “Durmo Turs” janë të afërt me BDI-në, siç është folur shpesh në opinionin publik, dhe nëse ata janë bashkëpunëtorë të Talat Xhaferit”

Koalicion VLEN pyet përse të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast kanë dështuar të japin një verdikt të drejtë dhe në kohë. “Kush janë ata që fshihen pas këtyre veprimeve dhe po përpiqen të mbrojnë interesat e ngushta politike, duke penguar drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre? Koalicioni VLEN kërkon transparencë të plotë dhe veprime konkrete nga të gjitha institucionet për të garantuar drejtësi për viktimat dhe për të gjithë qytetarët”, theksohet në reagimine VLEN-it.

Dje, Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore në Shkup parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup për aktvendimin në lidhje me aksidentin që ndodhi në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona. Prokurori Publik propozon që ta ndryshojë aktvendimin e shkallës së parë ndaj katër personave dhe të shqiptojnë dënime më të larta.  Prokurori në arsyetimin e ankesës shprehet se autobusi në vazhdimësi është deklaruar se ka qenë i kontrolluar teknikisht dhe pse nuk është kontrolluar dhe po ashtu ka pasur manipulim e shpejtësinë.

/SHENJA/

MARKETING