(VIDEO) Petar Bogoevski paditet për gjuhë të urrejtjes, kundërpërgjigjet me padi ndaj politikanëve shqiptarë

(VIDEO) Petar Bogoevski paditet për gjuhë të urrejtjes, kundërpërgjigjet me padi ndaj politikanëve shqiptarë

Përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit sot në Prokurori ka ngritur padi penale ndaj Petar Bogojevskit për kryerjen e veprës penale të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Avokati, Abidin Abduli tha se me postimin në rrjetin social Facebook, Bogoevski ka bërë shkelje të ligjit.

Abidin Abduli, avokat 

“Sot dorëzuam padi ndaj personit Petar Bogoevskit për gjuhën e tij të urrejtjes të cilën e shpreh publikisht në rrjetin social Facebook. Me këto veprime ai ka bërë shkelje të ligjit edhe atë të dënueshme në bazë të kodit penal nenit 319 dhe 394. Shpresojmë se në të ardhmen prokuroria publike këto vepra do t’i procesojë vetë në bazë të detyrës zyrtare sepse janë publike dhe janë shumë të dëmshme për mbijetesën e përbashkët në Republikën e Maqedonisë”.

Për këtë e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjia e Petar Bogojevskit nga partia “Koncepti Maqedonas”. Ai sot në Prokurorinë Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër disa politikanëve shqiptarë, për siç tha ai “dhunën të cilën e bëjnë mbi maqedonasit.

Petar Bogojevski, “Koncepti Maqedonas”

“Të gjitha pakicat etnike janë të keqtrajtuar në hapësirat me shumicë shqiptare. Ne jemi shërbëtor në vendin tonë. Në Maqedoni në kundërshtim me urdhrat e BE-së dhe Komisionit të Venedikut, dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet shfrytëzohet flamuri i Shqipërisë. Këtu ‘shovinistët shqiptarë’ nuk paguajnë tatim ndërsa shfrytëzojnë rroga shtetërore, subvencione, ndihmë sociale. Këtu çdo ditë keqpërdoren vende pune në institucionet, posaçërisht në MPB, ku fshihen shkeljet e shovinistëve shqiptar”.

Mes tjerash, ai ka shtuar se tani është koha që maqedonasit të kalojnë në ofensivë, dhe për këtë shkak do të hapin lëndë për procedimin, e siç tha ai, qindra veprave të bëra nga “shovinistërt shqiptarë, shoqërim kriminel. Anida Murati /SHENJA/ 

MARKETING