Takimi me shefin e CIA-s, presidentja Osmani zbulon bisedën: Aleanca me SHBA, garanci për siguri dhe paqe

Takimi me shefin e CIA-s, presidentja Osmani zbulon bisedën: Aleanca me SHBA, garanci për siguri dhe paqe

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë disa foto me shefin e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns.
Burns mbërriti ditën e djeshme në Kosovë, pas pasi vizitoi pak ditë më parë Sarajevën dhe Beogradin, ndërsa sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti në godinën e Qeverisë.

MARKETING

Description of image

Osmani ka zbuluar gjithashtu se në takim kanë diskutuar për marrëdhënien mes dy vendeve dhe aleancën me SHBA për sigurinë dhe paqen në vend.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garanci për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani.

MARKETING