(VIDEO) BDI: Qeveria jolegjitime në mënyrë jotransparente ka rritur çmimin e energjisë elektrike

(VIDEO) BDI: Qeveria jolegjitime në mënyrë jotransparente ka rritur çmimin e energjisë elektrike

Marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jotransparente ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%.

Sipas tyre, shuma është rritur nga 8.78 den/kWh në 13.37 den/kWh ose për më shumë se 50%. Nga BDI po ashtu shtojnë se kjo rritje e energjisë pa rritje të pagave do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur cmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive. Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët tanë”.

Njëkohësisht ata bëjnë thirrje, që sa më shpejt të ndërmerren masa për uljen e çmimit të energjisë elektrike si dhe cmimet e produkteve ushqimore në interes te qytetarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përbëjnë 98% të kompanive aktive në vend.

Kujtojmë që para 3 ditësh kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski, ka njoftuar se janë zgjidhje ligjore që mundëson të sigurohet një furnizim i besueshëm, i sigurt dhe i vazhdueshëm me energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Njëkohësisht është theksuar se faturat e konsumatorëve të energjisë elektrike në tregun e rregulluar, pra të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, deri në fund të vitit do të jenë më të larta për shumicën e konsumatorëve.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING