Nuk ka rritje të pagave në arsim, ministrja Janevska e ka formulën si të motivohen mësimdhënësit: Veproni me pasion, sikur kur jeni regjistruar në fakultet

Nuk ka rritje të pagave në arsim, ministrja Janevska e ka formulën si të motivohen mësimdhënësit: Veproni me pasion, sikur kur jeni regjistruar në fakultet

Nuk do të ketë rritje të rrogave për mësimdhënësit këtë vit. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e cila ka kërkuar nga mësimdhënësit që këtë vit ta kalojnë “të veprojnë me atë pasion kur janë regjistruar në fakultet, kur e deshën atë profesion”.

Ministrja për mungesën e rritjes së rrogave ka fajësuar qeverinë e kaluar.

“Ne të dy, ja unë do të flasë në emrin tim, saktë i di problemet dhe sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit. Besoj që ata e dinë dhe janë thellë të bindur se nëse dikush do që ata të kenë standard më të mirë, jam unë si ministre dhe qeveria jonë. Megjithatë nuk dua që paga t’u rritet për 3%, dua për 30% të rriten, që nesër, nëse do të ishte e mundur. Unë i lus mësimdhënësit, ashtu siç i përjetoj unë, në këtë moment të veprojnë me atë pasion kur janë regjistruar në fakultet, kur e deshën atë profesion, ta çojmë këtë vit me atë vullnet dhe dëshirë të tyre. Të kontribuojnë për dijen e nxënësve, të kontribuojnë për përparimin e shtetit, ajo që ju takon, e dimë edhe unë edhe kryeministri, gjithsesi se do ta marrin në atë moment që shteti do të mund ta bëjë këtë”, ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

MARKETING