Mickoski: Do të parashtroj padi kundër Sllavjanka Petrovskës, t’i shohim dëshmitë me të cilat disponon

Mickoski: Do të parashtroj padi kundër Sllavjanka Petrovskës, t’i shohim dëshmitë me të cilat disponon

Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se është konsultuar me ekipin e tij juridik dhe paralajmëroi se do të inicojë padi kundër ish-ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Me keqardhje e lexova statusin e saj, nuk është hera e parë që zonja Sllavjanka Petrovska e lidhë rastin për të më goditur mua dhe familjen time në një mënyrë kaq të poshtër, me shumë gënjeshtra, trillime e konstruksione. Ajo për fatin tim të keq, në mënyrë monstruoze me akuzon. Nuk dua të hy në thellësi, e lë në ndërgjegjen e saj, nuk dua të hy ne thellësinë e mendimit të saj çka ka publikuar. U konsultova me ekipin tim të drejtësisë dhe do të ngrej padi për shkak se dua që organet, dëshiroj që gjyqi të zbardh rastin dhe të shoh se çfarë dëshmishë ka zonja Petrovska, se unë kam porositur vrasje, gjithsesi unë kam familje, familja ime funksionon në qytet dhe nuk dëshiroj që të ndodhen në situat të papërshtatshme”, ka shkruar Mickoski.

MARKETING